Shoqata QHB-Ohër prezanton rezultatet e arritura nga projekti “Rritja e kapaciteteve administrative të administratorëve komunalë për përgatitjen dhe menaxhimin e projekteve të financuara nga BE-ja”.
Qendra për Hulumtime Bashkëkohore mbajti konferencën përfundimtare për projektin e realizuar “Rritja e kapaciteteve administrative të administratorëve komunalë për përgatitjen dhe menaxhimin e projekteve të financuara nga BE-ja”.
Në konferencën përmbyllëse, rezultatet e projektit u prezantuan nga udhëheqësi i ekipit Prof. Dr. Kashif Bakiu.
U prezantua gjithashtu një raport i projekt-propozimit.
Nga rezultatet e arritura brenda projektit erdhëm në përfundim se detyrat e parashtruara në projekt janë realizuar në tërësi. Gjithashtu qëllimi i projektit është arritur. Në këtë drejtim u theksua se:
- Të gjitha fazat e projektit kanë përfunduar me sukses
- Ne ndjekim metodologjinë e paraqitur në projekt
- Ekipi ka përfunduar të gjitha detyrat e parashikuara në projekt
- Rezultatet e pritura janë arritur
- Të gjitha aktivitetet e parashikuara në projekt kanë përfunduar:
- Organizimi dhe mbajtja e seminareve informuese mbi aktivitetet e projektit (gjithsej tre
- Përzgjedhja e personave për përfshirje në trajnim në mesin e punonjësve komunalë
- Realizimi i tre trajnimeve dyditore për punonjësit e komunës
- Mbajtja e një konference për shtyp
- Trajnimi është zhvilluar për 90 administratorë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare që punojnë në fushën e vetëqeverisjes lokale, të cilët janë pajisur me certifikatat përkatëse.